Krejt çka ndodhi në Kuvend – Si i “tensionoi” kaosi i sotëm edhe mërgimtarët? (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës është përballur sot me tensione të shumta dhe përplasje mes deputetëve pas kërkesës së PDK-së për vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani për shkak të situatës së tensionuar është shtuar prania e sigurimit të Kuvendit dhe zyrtarëve policorë.

Tensionet kanë ndikuar edhe te vizitorët që ndodheshin në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kështu vepruan edhe në disa raste kur mërgimtarët hynë brenda Kuvendit të Kosovës dhe për shkak të bindjeve të ndryshme politike ata patën jo pak debate mes vete çka u dash që sigurimi i Kuvendit të ndërhyjë për t’i qetësuar edhe mërgimtarët që erdhën disi të tensionuar këtu te Kuvendi i Kosovës”,tha ajo.

Gazetarja  Tërshani raportoi nga holli i Kuvendit se një pjesë e mërgimtarëve e kishin përfunduar vizitën dhe po largoheshin, ndërsa ata që kishin ardhur pas orës 15:00 nuk po lejoheshin të vazhdonin vizitën, pavarësisht se dyert e Kuvendit ishte planifikuar të qëndronin të hapura deri në orën 16:00.

Detajet më poshtë: