Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook tha situata në Kuvend po shkon drejt përplasjeve fizike, ndërsa insistimi për bllokimin e tij vazhdon.
Sipas tij në këtë moment kritik, po mungon një pozicionim i qartë dhe i fortë i LDK-së.
Në fakt, Kosovës po i mungon LDK-ja. Po i mungon fryma Rugoviane. Sepse kur institucionet bllokohen dhe tensionet rriten, Kosovës i duhet më shumë dialog, maturi, shtet dhe Republikë. Është koha që LDK-ja të flasë”, tha Gashi, \.








