Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi e shtyu deputetën e LVV-së, Arbërie Nagavci duke i kërkuar të dalë jashtë sallës.
Nagavci tha se mungesa e vazhdimit të seancë konstituive është për shkak të mungesës së arritjes së një marrëveshje politike.
“Shumë keq që kjo sallë të shndërrohet në vend të përplasjes, kjo është një sallë ku duhet të diskutohet për idetë politike e ku deputetët duhet të vijnë të kryejnë obligimet e tyre… Arsyeja siç e dimë të gjithë për mos vazhdimin e seancës nuk është mungesa e deputetëve por është mungesa e gatishmërisë për marrëveshje politike. Ne jemi të interesuar që të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet pastaj me zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit, sepse konstituimi i Kuvendit sa për të shkuar në zgjedhje nuk është as i nevojshëm as i duhur”.
Pas këtij deklarimi, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi e shtyu Nagavcin duke i kërkuar të largohet nga salla.








