Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar mbrëmë në orën 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike.
Sipas KEK-ut, ndalja është bërë si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim që të krijohen kushtet e nevojshme për kontrollin dhe ndërhyrjet në pajisjet e njësisë.
Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit.Pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe konfirmimit të kushteve të sigurta për operim, Njësia A4 do të rikthehet në punë”.








