“Dhunë në familje”: Sulmohet fizikisht gruaja në Skenderaj, i dyshuari në kërkim

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje në Skenderaj.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 21:00, raporton .

Viktima, shtetase kosovare, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari, po ashtu shtetas kosovar.

Policia ka bërë të ditur se viktima nuk ka pranuar të dërgohet për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim.

Ndaj viktimës është caktuar urdhër mbrojtës. /