Arrihet akordi, Harry Kane pranon kushtet e Bayern për kontratën e re! Paga…

Sky Sport raporton se Harry Kane ka pranuar kushtet e Bayern për kontratën e re. Drejtuesit e klubit gjerman janë informuar nga familja e lojtarit se anglezi e sheh të ardhmen vetëm në Mynih.

Bayern e ka prioritet maksimal rinovimin me Kane, Këpuca e Artë e Europës e këtij viti, pastaj operacionet e shitjes për lojtarë si Palhinha, Boey dhe Zaragoza.

Kane aktualisht paguhet 25 mln euro bruto, plus bonuse. Paga e tij nuk pritet të ndryshojë, edhe pse po hyn në vitet e fundit të karrierës. Sipas Sky Sport, Kane do të firmosë deri në 2029.