Digjet një magazinë me duaj sane në Gjakovë, zjarrfikësit lokalizojnë zjarrin (VIDEO)

Një magazinë e mbushur me duaj zjarri në Gjakovë është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së sotme.

Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka dalë në vendin e ngjarjes, duke ndërhyrë me kohë, duke lokalizuar zjarrin.

ka siguruar pamje ku shihen zjarrfikësit në intervenim.

Sipas njoftimit, në magazinë ishin të depozituara disa duaj me sanë, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur të parandalojnë përhapjen e zjarrit në pjesë të tjera të objektit.

Nuk janë dhënë detaje nëse ka të lënduar apo sa janë dëmet e shkaktuara nga zjarri. /