Që prej daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për lidhjen e saj me DJ Gimbon. Dyshja ka vazhduar lidhjen edhe jashtë formatit, ndërsa Selin është parë shpesh në Kosovë pranë partnerit të saj.
Por përveç angazhimeve personale, duket se Selin po i kushton rëndësi edhe paraqitjes së saj. Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet me një veshje verore dhe shumë trendi, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Me një kombinim të bardhë e blu, çantë elegante dhe syze, Selin ka zgjedhur një stil të përshtatshëm për ditët e nxehta, ku temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë. Paraqitja e saj ka marrë vëmendje të madhe, duke dëshmuar edhe një herë se di të shkëlqejë me stil.








