Ngërçi politik, moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës u diskutua sot me mysafirët e ftuar në Kosova Today.
Gazetari Gazmend Morina, ka thënë se qëllimi i Albin Kurti është kapja e të gjitha institucioneve.
“Mund të jetë qëllim politik, por forma qysh e ka zgjedhur është e gabuar për t’i marrë të gjtiha, pasi që qytetari nuk po ia jep votat për presidentin. Tash ai po do, ose presidentin ose cikël të ri zgjedhor të pafund”, tha Morina.
Derisa gazetari i Klan Kosovës Ardian Gaxherri, tha se pas kaq kohe bllokadë edhe ata që punojnë në institucione e kanë humbur ndjeshmërinë ndaj shtetit.
“Besimin po e po që e humbasim, pasi një vjet e gjysmë pa qeveri të mirëfilltë pa institucione, nuk ke as ku të ankohesh, s’ka kush të iu rri problemeve tua prapa”, deklaroi Gaxherri.
Analisti Sali Rexhaj, tha se Albin Kurti e ka për qëllim zhbërjen e shtetit të Kosovës.
“Faktikisht, ne nuk kemi institucione qendrore. Nëse shkojmë në mënyrë kushtetuese ne sot nuk kemi president, ajo është betuar sikur deputete, ajo është veç deputete. Albin Kurti, me një vendim të Gjykatës Supreme nuk është kryeministër as kryeministër në detyrë, ai është vetëm deputet”, theksoi Rexhaj.
E analisti Arton Muhaxheri, tha se Kosova ka dalur nga binarët kushtetues.
Muhaxheri tha se deputetët e VV-së e kanë shkelur Kushtetutën.
“Kjo po ndodh me një skenar të paraparë dhe të parapërgatitur”, tregoi ai.
Ai shpjegoi një nga një siç thotë ai skenarët e Kurtit.







