Sëmundja e diabetit u trajtua në Klan Kosova me nutricionisten Dhurata Nasufi Halabaku.
Ajo enkas për shikuesit e emisionit Ora 7 foli rreth shkaktarëve së kësaj sëmundje.
“Fillimisht është ushqyerja jo e shëndetshme, jeta e qetë sedentare, ushqimet e përpunuara të cilat në shumicën e rasteve i kemi me yndyrna të ngopura, i kemi me adidtivë të shumtë me shtesa të shumta ushqimore për konzervimin e tyre, të cilat aspak nuk janë të shëndetshme. Është obeziteti, pesha e tepërt, pastaj gjenetika faktor tjetër, por rol luan edhe mosha”, tha ajo në Klan Kosova.
Tutje, Nasufi – Halabaku foli edhe rreth trajtimit të sëmundjes së sheqerit, dhe efektin që jep Fara e Zezë në trajtim.








