Pas 27 vjetësh KFOR-i nis tërheqjen nga Ura e Ibrit, Policia e Kosovës në vend të tyre (VIDEO)

Policia e Kosovës ka nisur gradualisht të marrë përgjegjësinë e sigurisë mbi urën kryesore të lumit Ibër.

Kjo u konfirmua gjatë ditës së djeshme edhe nga misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ky zhvillim vie pas 27 vjetësh kur misionet ndërkombëtare të sigurisë kishin kontrollin e plotë mbi urën.

Rreth situatës atje, detaje sot ka dhënë korrespodenti i Klan Kosovës nga Mitrovica, Urall Boshnjaku.