M&Sillosi shpall konkurs pune për këto pozita

M&Sillosi shpall konkurs pune për këto pozita:

Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, MSillosi fton kandidatë të aplikojnë për vendin e punës si:

Drejtor i shitjes pranë “Agro Center”, me përshkrim të punës si në vijim:

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZITËS

Organizon, drejton dhe mbikëqyr aktivitetet, rregullat dhe iniciativat në funksion të arritjes së objektivave të kompanisë; kontribuon në organizimin gjithëpërfshirës dhe zbatimin e planeve dhe direktivave afatshkurtra dhe afatgjata, në përputhje me vizionin, strategjinë, menaxhimin dhe udhëheqjen e kompanisë. Gjithashtu, është përgjegjës për zhvillimin dhe realizimin e aktiviteteve të shitjes së produkteve të kompanisë, përfshirë promovimin, ofrimin dhe shitjen e produkteve, si dhe për arritjen e objektivave të përcaktuara të shitjes.
Vepron si një urë lidhëse midis kompanisë dhe klientit për sigurimin e cilesisë, paraqet ide dhe strategji në favor të komapnisë, jap propozime mbi strategjitë e shitjes, përcakton targetet vjetore, mbikqyr dhe jap urdhëra të gjithë punëtorëve të këtij departamenti me qëllim të arritjes se rezultateve në shitjen dhe arritjen e targeteve të percaktuara, i raporton punedhënesit ne baza javore dhe mujore, dhe kryen punë dhe detyra të tjera sıpas kërkeses së punëdhensit.

 KUALIFIKIMI DHE PËRVOJA E KËRKUAR

Përgatitje universitare në fushën e Ekonomisë,
Minimun 2 vite përvojë pune në fushë të njëjtë,
Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit në të folur dhe në të shkruar,
Aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi,
Patentë Shoferi – Kategoria B.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 10 Gusht 2026 deri me 21 Gusht 2026.