Kapet në Durrës i dënuari me 14 vjet burg në Itali

Policia e Shqipërisë ka arritur që ta arrestojë një person që ka qenë në kërkim ndërkombëtar.

Pas lokalizimit të tij, forcat e rendit të shtetit shqiptar e kanë kapur shtetasin e dënuar me 14 vjet burgim në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Itali, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe i veprimeve të shpejta policore, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit finalizuan operacionin e koduar “Ëanted 37”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen nr. 17/1, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Kastriot Dyrmishi, alias Kastriot Dermishi, 43 vjeç, banues në Durrës.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Firenze të Italisë, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.

Interpol Tirana, sipas njoftimit, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. /