Krujë: Kapet duke kultivuar kanabis, 62 vjeçari arrestohet në flagrancë

Një 62-vjeçar është arrestuar nga Policia e Krujës pasi u kap duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike në një parcelë në zonën e “Skahides”, në lagjen Barun.

Arrestimi u bë gjatë një operacioni të koduar “Baruni”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në kuadër të kontrolleve kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në parcelë, policia gjeti bimë të dyshuara cannabis sativa dhe arrestoi në flagrancë pronarin e saj, shtetasin E. P., 62 vjeç, banues në Krujë.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia ka njoftuar se kontrollet në territorin e Krujës do të vijojnë, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.