Harry Kane merr “Këpucën e Artë” europiane, çmimi i tillë i dytë për sulmuesin anglez

Harry Kane ka marrë zyrtarisht “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Europë për sezonin 2025/26. Sulmuesi anglez shënoi 36 gola në 31 ndeshje në Bundesligën e sezonit të kaluar, duke mposhtur konkurrencën dhe qenë vendimtar për triumfin e Bayern Munich në kampionat.

Ky është çmimi i dytë i “Këpucës së Artë” për Kane, i cili e kishte fituar këtë vlerësim edhe në vitin 2024. Në historinë e këtij çmimi, vetëm dy lojtarë kanë fituar më shumë se ai: Cristiano Ronaldo me 4 “Këpuca të Arta”, dhe Lionel Messi me 6. Me dy trofe të tillë, Kane konfirmohet mes golashënuesve më të spikatur të futbollit europian të viteve të fundit.

Nga Ronaldo te Kane, të gjithë fituesit e “Këpucës së Artë” që nga reforma e vitit 1996:
1996-97 – Ronaldo (Barcelona)
1997-98 – Nikos Machlas (Vitesse)
1998-99 – Jardel (Porto)
1999-00 – Kevin Phillips (Sunderland)
2000-01 – Henrik Larsson (Celtic)
2001-02 – Jardel (Sporting CP)
2002-03 – Roy Makaay (Deportivo)
2003-04 – Thierry Henry (Arsenal)
2004-05 – Thierry Henry (Arsenal)
2004-05 – Diego Forlán (Villarreal)
2005-06 – Luca Toni (Fiorentina)
2006-07 – Francesco Totti (Roma)
2007-08 – Cristiano Ronaldo (Manchester United)
2008-09 – Diego Forlán (Atlético Madrid)
2009-10 – Lionel Messi (Barcelona)
2010-11 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2011-12 – Lionel Messi (Barcelona)
2012-13 – Lionel Messi (Barcelona)
2013-14 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2013-14 – Luis Suárez (Liverpool)
2014-15 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2015-16 – Luis Suárez (Barcelona)
2016-17 – Lionel Messi (Barcelona)
2017-18 – Lionel Messi (Barcelona)
2018-19 – Lionel Messi (Barcelona)
2019-20 – Ciro Immobile (Lazio)
2020-21 – Robert Lewandowski (Bayern Munich)
2021-22 – Robert Lewandowski (Bayern Munich)
2022-23 – Erling Haaland (Manchester City)
2023-24 – Harry Kane (Bayern Munich)
2024-25 – Kylian Mbappé (Real Madrid)
2025-26 – Harry Kane (Bayern Munich)