Një kampion i notit, 20-vjeçari Legend Storer, është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e një roje sigurie në një resort në Maui, Hawaii.
Sipas autoriteteve, Storer dyshohet se ka sulmuar për vdekje me një shishe uji rojën Michael Dyer, 63-vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 01:45, në resortin Sands of Kahana.
Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se e kanë kapur Storer duke iu afruar viktimës. Rreth dy orë më vonë, policia e arrestoi 20-vjeçarin pasi ishte raportuar një person i zhveshur që po endej në një lagje aty pranë. Ai kishte gërvishtje në trup dhe u dërgua në spital, raporton Daily Star, \.
Dyer u gjet pa shenja jete në resort dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
Storer, ish-student-atlet i Concordia University Irvine, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, vjedhje me mjet të rrezikshëm dhe ekspozim të pahijshëm. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe është mbajtur pa mundësi lirimi me kusht.
Gjykatësi Christopher Dunn tha se, në këtë fazë, nuk sheh kushte që do të garantonin sigurinë e komunitetit dhe paraqitjen e të dyshuarit në gjykatë.
Ndërkohë, kolegu i viktimës e ka përshkruar Dyerin si një “person të mrekullueshëm”, duke shprehur tronditjen për ngjarjen./









