Nutricionistja Dhurata Nasufi Halabaku ka ndarë përvojën e saj personale me kancerin dhe përdorimin e vajit të farës së zezë gjatë trajtimit.
Në emisionin “Ora 7”, ajo tregoi se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë, në stadin III B, dhe se krahas trajtimit konvencional kishte nisur të hulumtonte edhe qasje plotësuese.
Duke folur për vajin e farës së zezë, Nasufi Halabaku tha se ishte interesuar për të përmes materialeve dhe përvojave të pacientëve, ndërsa përmendi edhe studime që, sipas saj, kishin trajtuar efektet e tij.
“…Përveç shumë antioksidantëve të tjerë, ishte edhe vaji i farës së zezë, ku aty ishin edhe hulumtime të ndryshme shkencore që janë bërë. Ka hulumtime të shumta dhe janë përcjellë se si vepron në fazat e ndryshme. Për shembull, disa hulumtime tregonin se ai nuk e lë me u shpërndarë. Një metodë tjetër ishte kur vaji i farës së zezë i dëmtonte qelizat kanceroze. Ky është një ndër antioksidantët më të fortë, vaji i farës së zezë”, tha mes tjerash ajo.
Ndiqni intervistën e plotë:







