Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me zvarritjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se deputetët ende nuk kanë marrë ftesë për vazhdimin e saj.
Behrami ka bërë të ditur se, ndonëse në orën 11:00 bëhen 48 orë nga përfundimi i seancës së fundit, deputetët nuk kanë pranuar ende ndonjë ftesë për vazhdimin e saj.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe deputetët Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, duke pretenduar se po shkelet Kushtetuta.
“Kurti, përmes Deharit dhe Haxhiut, po e shkel sërish Kushtetutën, pa i lëvizur qerpiku, pa iu skuqur fytyra. Do me na marrë në qafë ky kriminel”, ka shkruar Behrami.







