Thiago Pitarch nuk do të largohet nga Real Madrid këtë verë dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë dhe jo më atij të dytë. Ky është vendimi i fundit i marrë nga Jose Mourinho i cili ka besim të plotë te mesfushori 19-vjeçar.
Sipas AS, Mourinho i ka kërkuar Pitarch të qëndrojë dhe do të mbështetet tek ai sapo të rikuperohet nga dëmtimi. Për spanjollin i cili u shpall kampion Europë këtë verë me kombëtaren e tij, pati një interes serioz nga Fulham.
Klubi londinez dërgoi një ofertë joshëse në drejtim të Real Madridit, por që u refuzua pas vendimit të Mourinho. Pavarësisht se aktualisht është i dëmtuar, Pitarch pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion në sezonin e ri, nga ajo që ndodhi në sezonin e kaluar.








