Kërcënon Vuçiq: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, që furnizon Liqenin e Ujmanit, duke pretenduar se po shqyrtohen mundësitë nga ekspertë.

Ambientalistët kosovarë i bëjnë thirrje institucioneve të reagojnë, duke e konsideruar të pamundur një veprim të tillë sipas rregullave ndërkombëtare.

Ibri buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi e Kosovë, përshkon Mitrovicën, Zubin Potokun, Zveçanin e Leposaviqin dhe rikthehet në Serbi.

Kronika e mëposhtme sjell detajet: