Një 20-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi gjatë një kontrolli policor është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore.
Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 05:10, kur patrulla e Policisë thuhet se ndaloi personin me inicialet M.R., gjatë patrullimit.
Pas verifikimit në sistem, u konstatua se urdhëresa ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh”, thotë PK./








