Ndryshe nga viti i fundit, kur u luajt ne janar dhe në Arabinë Saudite, Superkupa e Spanjës do të luhet në muajin shkurt dhe jo në Arabinë Saudite.
Duke qenë se në Arabinë Saudite, në atë periudhë zhbillohet Kupa e Azisë, Superkupa e Spanjës do të zhvillohet diku tjetër. Dy vendet më favorite për organizimin e këtij turneu, janë Miami në USA dhe Stambolli në Turqi.
Ashtu si edhe herën e fundit, edhë këtë herë do të jetë në formatin e Final Four, fituesja e La Ligës do të përballet në gjysmëfinale me humbësen e finales së Kupës së Mbretit.
Fituesi i Kupës së Mbretit do të përballet me ekipin e renditur i dyti në sezonin e kaluar. Pra, Barcelona-Atletico Madrid dhe Real Sociedad-Real Madrid.








