Xabi Alonso bën goditjen më të madhe për Chelsea-n këtë verë dhe nuk është futbollist…

“Transferimi më i madh i Chelseat këtë verë nuk është lojtar”, shkruan The Telegraph, pasi “Blutë” njoftuan mbërritjen e skocezit Austin MacPhee nga Aston Villa.

Roli kryesor i skocezit është përgatitja taktike e goditjeve të dënimit dhe goditjeve të këndit si dhe organizimit mbrojtës në goditjet standarde. Suksesin e tij e tregon më së miri fakti që 29 nga golat e shënuar nga Aston Villa gjatë sezonit të kaluar, erdhën pikërisht nga goditjet standarde.

Xabi Alonso ka marrë përgëzimet e medieve dhe shumë figurave të sportit për këtë lëvizje që ka bërë në stafin e tij, pasi Austin MacPhee njihet si një strateg i vërtetë për goditjet standarde dhe suksesi i tij tashmë është i sprovuar.