Shtetasi i Serbisë kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim arme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, një shtetasi të Serbisë i janë gjetur dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mesditen e së shtunës dhe pas kontrollit, ato janë konsifkuar nga zyrtarët policorë.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar: dy sprej, një shufër metalike dhe një imitim i armës plastike. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim. /