Detaje nga vrasja në Korçë: 20-vjeçari u vra nga shoku i tij, autori me precedentë penalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Johan Zuko, rreth 20 vjeç.

Siç shkruan Tch, autori i dyshuar dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë, \.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt, i cili përfundoi me përdorimin e armës.

Autori i dyshuar po ashtu ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje dhe plagosje.