Kaosi parlamentar: Krejt çka ndodhi sot, gazetarja Gremisa Latifi sjell detajet

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish pasi kreu i LVV-së, Albin Kurti refuzoi të propozoi emrin për kryeparlamentar duke kërkuar kohë për marrëveshje politike.

Ndërprerja e seancës konstituive zgjoi reagime të shumta në legjislativ e cila kulmoi me hudhjen e vezëve nga ana e deputetes së Aleancës, Time

Kadrijaj në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Pas largimit të deputetëve nga salla në hollin e Kuvendit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se çdo konstituim i Kuvendit të Kosovës pa marrëveshje politike pashmangshëm do ta çonte vendin në zgjedhje të reja parlamentare.

Ai u bëri thirrje sërish liderëve të partive parlamentare për takime rreth mundësisë së gjetjes së një marrëveshje politike për bashkëqeverisje dhe shmangie të zgjedhjeve tjera të jashtëzakonshme.

Për më shumë ndiqni kronikën e gazetares, Gremisa Latifi.