Lushaku Sadriu: Ndjenjë e keqe, i bëj thirrje LVV-së për përgjegjësi dhe seriozitet

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu tha se moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe në vend.

Ajo tha se sot moskonstituimi i Kuvendit është një ndjenjë e keqe teksa ftoi LVV-në për përgjegjësi dhe seriozitet për konstituim të institucioneve.

“Sot është një ndjenjë e keqe, po flasim për përgjegjësi, për seriozitet të subjekteve politike për këtë shtet dhe institucionet tona, prandaj i bëj thirrje edhe njëherë që të bëhet serioz dhe të na prezanton emrin dhe Kuvendi të konstituohet”.