Nis “Chilli Fest 2026” në Krushë të Madhe, fermerët ekspozojnë produktet e tyre (VIDEO)

Hyrjen e festivalit e improvizuan me prodhimet e tokës së Krushës së Madhe.

Kurse brenda hapësirës ku do të mbahet “Chilli Fest” u rreshtuan shtandet, ku fermerët e kësaj ane për tri ditë me radhë do të ekspozojnë produktet që i kultivuan me duart e tyre, raporton Klan Kosova.

Prandaj, më 7, 8 dhe 9 gusht, të gjithë ata që do të marrin pjesë në këtë festival, kanë shumë çka për të përjetuar.

E aktivitetet si ky, për bashkatdhetarët bëhen shpesh edhe arsyeja kur i caktojnë datat e pushimeve të tyre.

Si me festivalin, fermerët e Krushës mburren fort edhe me ato që i punojnë në tokat e tyre.

Pasditen e së premtes u hapën dyert, ku u bë parakalimi unik i kulturave bujqësore dhe u shtruan edhe sofrat krushiane me ushqime tradicionale.

Për më shumë, ndiqni kronikën e bashkangjitur: