Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar letër kreut të Aleancës, Ardian Gjini, për takim rreth formimit të institucioneve.
Në këtë letër, të cilën e ka parë , Kurti i ka thënë Gjinit se dëshiron të takohet me të për të premten në orën 16:00 në Zyrën e Kryeministrit, por shton se “në mbrëmje mund të vij unë në Gjakovë”.
Duke e arsyetuar kërkesën për takim, deputeti Kurti ndër të tjera thotë se “pluralizmi politik në demokraci është konkurrencë me bashkëpunim”.
E Gjini, në letrën që ia ka kthyer Kurtit, të cilën po ashtu e ka parë , e ka refuzuar ftesën për takim, duke i thënë se tashmë dihen qëndrimet e Aleancës dhe të tijat.
“Jam i bindur se ju i dini ato, prandaj nuk shoh asnjë nevojë që të takohemi për këtë çështje”.
“Edhe pse pajtohem se demokracia kërkon bashkëpunim, jam thellësisht i bindur se rruga që ju po e ndiqni është e gabuar dhe e dëmshme për Kosovën. Shpresoj që këtë ta kuptoni edhe vetë”, shkruan në përgjigjen e Gjinit.
Kreu i Aleancës në fund i tha Kurtit se “këtë mesazh po e kuptoj si tendencë për të radhitur ftesa për takim dhe për ta konsumuar hapësirën për fajësim për mosbashkëpunim”. /








