Pamje dramatike: Momenti kur tërmeti shkund sallën e operacionit në Japoni

Pamje të reja nga kamerat e sigurisë kanë zbuluar momentin kur një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Spitalin e Përgjithshëm të Kumamotos në Japoni.

Në kohën e lëkundjeve, në spital po kryheshin katër operacione kirurgjikale. Në pamjet nga një sallë operacioni, ku po kryhej një ndërhyrje në abdomen, shihet stafi mjekësor duke mbrojtur pacientin me trupat e tyre, ndërsa pajisjet lëkunden fuqishëm nga goditjet e tërmetit.

Një infermiere shihet duke hapur derën e sallës për të siguruar një rrugë daljeje në rast evakuimi.

Sipas drejtuesve të spitalit, të katër operacionet përfunduan me sukses dhe asnjë pacient nuk u rrezikua gjatë ndërhyrjeve.

Spitali rifilloi shërbimet normale ambulatore më 5 gusht, pasi i kishte pezulluar ato pas tërmetit të 28 korrikut, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.