Chivu para ndeshjes ndaj Juventusit: Në merkato kërkojmë lojtarë të nivelit të lartë, duhet durim

Në prag të përballjes me Juventusin, që mbyll turneun ndërkombëtar të Interit, trajneri Cristian Chivu foli për merkaton dhe kërkoi qetësi.

“Jemi të qetë dhe të vetëdijshëm për vlerën e skuadrës. Kemi nevojë të rrisim nivelin, me lojtarë që dinë të jenë pjesë e një grupi të bashkuar, që ka bërë gjëra të mëdha. Duhet të plotësojmë një ‘puzzle’ që ende nuk është i përfunduar. Nuk ka afat, merkatoja është e gjatë dhe duhet durim”, – tha Chivu.

Për krahun e djathtë, rumuni pranoi: “Për arsye të ndryshme zgjedhjet tona nuk u realizuan. Po punojmë për të shtuar cilësi dhe eksperiencë. T’i lëmë drejtuesit tanë të qetë”.

Cristian Chivu in conferenza

Duke folur për turneun, Chivu u shpreh i kënaqur: “Na mungojnë disa pjesë, por kemi edhe disa javë për të arritur versionin më të mirë. Gjëja më e rëndësishme është se kemi pasur pak probleme fizike”.

Për sezonin e ri: “Interi është skuadra që duhet mundur”. Ndërsa ndaj Juventusit theksoi se është një test për të parë gjendjen fizike: “Kemi nevojë për minuta. Nuk kam një formacion fiks, luan skuadra më e mirë sipas momentit, kundërshtarit dhe ngarkesës së ndeshjeve”.

Portieri i ri Ivan Provedel shtoi: “Të jem këtu është një ëndërr që realizohet. Kur isha i vogël isha tifoz i Interit. Këtu kupton pse klubi ka fituar kaq shumë, cilësia është e jashtëzakonshme”.

al”>Telesport.