Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura

Policia ka njoftuar në raportin 24-orësh për dy raste të raportuara të personave të zhdukur, ku dy vajza të mitura janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe ende nuk dihet vendndodhja e tyre.

Siç bën të ditur policia, rasti i parë është raportuar më 2 gusht, në një lokacion të pa specifikuar në rajonin e Gjilanit.

Vendi i incidentit NN 02.08.2026 – Koha NN. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk  dihet asgjë për vend ndodhjen e sajë. Rasti nën hetime”.

Ndërsa rasti i dytë është raportuar në Malishevë mbrëmë.

Edhe në këtë rast, një prind ka njoftuar Policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj”.

Policia ka bërë të ditur se të dy rastet janë duke u hetuar nga njësitet kompetente.