Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar tre persona në Ferizaj, nën dyshimin për veprat penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, si dhe mbajtjen në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës.
Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 18:30 në Ferizaj. Gjatë kontrollit ndaj personave të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, përfshirë rreth 485.27 gramë marihuanë, rreth 181.7 gramë hashash dhe 2.1 gramë kokainë, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, gjatë operacionit janë konfiskuar para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi, transmeton Klankosova.tv.
Paketime të zbrazëta të qeseve të najlonit, dy peshore njëra digjitale dhe tjetra me tërheqje, dy mulli (grindera) për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme, një DVR i kamerave”, thekson më tej policia në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit, pas intervistimit nga Policia, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetim nga njësitet kompetente.








