Newcastle ka qënë klubi që ka pësuar firot më të mëdha këtë verë, duke humbur tre shtyllat kryesore të ekipit. Anthony Gordon u transferua te Barcelona, Sandro Tonali u transferua te Tottenham dhe Bruno Guimaraes drejt zyrtarizimit tek Arsenal.
Sipas L’Equipe, Newcastle ka piketuar zëvendësuesin e Guimaraes dhe ka gati një ofertë të jashtëzakonshme prej 100 milionë eurosh për transferimin e tij.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Gjermanisë dhe të Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, vlera e të cilit është rritur ndjeshëm pas perfomancës së tij në Botëror. Për të gjetur gjuhën e përbashkët me klubin verdhezi, Neëcastle ka bërë gati 100 milionë euro.
al”>Telesport.






