Al-Hilal duket se do ta mbyllë afatin kalimtar të verës pa i plotësuar një nga dëshirat kryesore trajnerit të tyre italian Simone Inzaghi.
Pasi plotësoi krahun e majtë të sulmit, me transferimin e Crysencio Summerville nga West Ham për 80 milionë euro, Inzaghi ka kërkuar edhe një tjetër sulmues për krahun e djathtë.
Prej javësh, Al-Hilal ka qenë në negociata me Everton për një transferim të Iliman Ndiaye, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit.
Klubi saudit ka ndjekur edhe alternativa të tjera për krahun e djathtë të sulmit, por ose kanë rezultuar shumë të shtrenjta ose janë refuzuar nga klubet respektive.
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon klubet saudite do të kenë një shqyrtim shumë më të rreptë financiar dhe kjo do të thotë që nuk mund të jenë të pakursyera në merkato.
al”>Telesport.







