Gjini me kritika të ashpra për VV-në: Uzurpim i institucioneve, s’bëhemi pjesë e këtij maskarallëku

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kritikuar zhvillimet politike në vend, duke i cilësuar ato si “uzurpim të institucioneve”.

Ai tha se situata aktuale duhet të marrë përgjigje, derisa u shpreh se partia e tij nuk bëhet pjesë e këtyre zhvillimeve.

 “Ky uzurpim i institucioneve duket të marrë përgjigje. Qytetarët e Kosovës do të dinë ta nxjerrin veten nga kjo krizë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e këtij maskarallëku”, deklaroi ai.

Ai shtoi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesat që, sipas tij, janë bërë në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje në kërkesat tona për qytetarët e Kosovës. Duhet t’u jepet përgjigje qytetarëve”, u shpreh Gjini./Klankosova.tv

Ndërprerja e seancës, Gjini: Kjo që po ndodh është grushtshtet i brendshëm