Ndërprerja e seancës, Gjini: Kjo që po ndodh është grushtshtet i brendshëm

Kryetari i Aleancës , Ardian Gjini, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një “grushtshtet të brendshëm”.

Në një konferencë për media, Gjini tha se ngërçi institucional nuk ka emër tjetër, përveç tentativës për uzurpimin e institucioneve të shtetit.

“Nuk ka emër tjetër kjo situatë, përpos grushtshtet i brendshëm. Nuk është grushtshtet që realizohet me …ushtarake, por nga njerëz që në mënyrën më brutale e shfrytëzojnë legjitimitetin e brishtë demokratik për t’i uzurpuar institucionet e shtetit”, deklaroi ai.

Sipas Gjinit, pushteti po përpiqet t’ua atribuojë përgjegjësinë partive opozitare për bllokadën politike.

“Ky regjim po përpiqet ta hedhë fajin aty ku nuk është, te partitë demokratike [opozita], dhe ta zvarrisë sërish procesin”, u shpreh mes tjerash kreu i Aleancës//Klankosova.tv