Kuvendi nuk tregon kur do të vazhdojë seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me seancën e sotme, ku u betuan deputetët e Legjislaturës XI.

Nën drejtimin e deputetit më të vjetër, Avni Dehari, shoqëruar nga deputetja më e re, Fatma Taçi, ka filluar sot punimet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.

Mirëpo, në njoftim nuk tregohet se kur do të mbahet seanca e radhës, pasi e sotmja u ndërpre.

Kryesuesi Dehari tha se meqë nuk ka emër të propozuar për kryetar Kuvendi nga subjekti më i madh, obligohet ta ndërpresë seancën./Klankosova.tv