“Rojet” e Vuçiqit futen me armatim në Bosnjë, Tahiri: Situatë e rrezikshme për gjithë rajonin (VIDEO)

Me makina dhe armatim special, lëviznin një grup burrash nëpër rajonin e Bosnjë Hercegovinës, në të gjitha vendet që i vizitoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Më vonë u kuptua që këto njësite ishin futur pa asnjë paralajmërim apo leje brenda territorit të Bosnjës, transmeton Klankosova.tv.

Të njëjtit u kapën nga autoritetet boshnjake, por më pas raportohet se janë arratisur.

Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today”, gazetari Besnik Tahiri tha se ky veprim konsiderohet tejet i rrezikshëm.

“Është i rrezikshëm jo vetëm për Bosnjën, por për krejt rajonin, për shkak se njësi me armë speciale, të paidentifikuar, kanë qenë ku ka qëndruar për vizitë presidenti serb, kanë qëndruar nëpër shtëpi private, kanë qenë me motoçikleta katërrotëshe”, tha Tahiri në Klan Kosova.

“Dyshimet janë, dhe faktet janë që këta janë futur me armatim nga Serbia, kjo është situatë pothuajse tingëllon si Bansjka”, tha ai.