Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Rodri Hernández, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester City. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas besojnë se deri tani lojtari ka qenë i përqendruar te një kalim i mundshëm te Real Madridi, ndërsa prioriteti i tyre në merkato mbetet një sulmues, me Julián Álvarez objektivin kryesor.
Megjithatë, nëse Rodri i jep Barcelonës sinjal të qartë se e preferon “Camp Nou” përpara Real Madridit, klubi do ta shqyrtojë seriozisht transferimin e tij, qoftë këtë verë ose në vitin 2027, kur i përfundon kontrata me Manchester City.
Operacioni nuk do të ishte i lirë, pasi vlera e transferimit llogaritet mes 60 dhe 65 milionë eurove. Nga Barcelona theksojnë: “Thuhet se dëshiron të shkojë te Reali dhe nuk mund të mendojmë për të nëse ai nuk e ka të qartë se zgjedh Barcelonën. Derisa ai të vendosë se dëshiron të ndjekë rrugën për në ‘Camp Nou’, nuk mund të planifikohet asgjë serioze”.
Klubi katalanas ka mohuar gjithashtu zërat në rrjetet sociale për një marrëveshje të arritur me Rodrin, duke i cilësuar si “absolutisht të rreme”. Sipas gazetarit Oriol Domènech, Barcelona ka kontaktuar më herët me rrethin e lojtarit për të vlerësuar mundësinë e transferimit.
al”>Telesport.







