Një mjet i dyshimtë është gjetur të mërkurën në një banesë në Gjilan, duke bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojë Policia e Kosovës dhe njësia për deminim.
Sipas raportit policor, rreth orës 09:30, një qytetare ka njoftuar policinë se, derisa ishte duke pastruar një banesë, kishte vërejtur një mjet të dyshimtë brenda një qeseje, transmeton Klankosova.tv.
Pas pranimit të informacionit, njësia patrulluese ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes deri në ardhjen e njësisë për deminim të Policisë së Kosovës.
Ekspertët për deminim e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë në mënyrë të sigurt, pa u shënuar asnjë incident. Rasti është trajtuar nga organet kompetente.







