Banorët e rrugës “Pranvera e Lirisë” në Bardhosh kanë shprehur shqetësim lidhur me gjendjen me mbeturina.
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv, duke theksuar se ka tri javë që mbeturinat nuk janë larguar.
Pos tjerash, i njëjti ka ngritur shqetësimin se si pasojë e bërllokut, kalimi në këtë zonë është bërë i vështirë si pasojë e erës së rëndë.







