Kylian Mbappé dhe aktorja spanjolle Ester Expósito janë fotografuar së bashku në Barcelonë, ku vizituan “Sagrada Familia”, një nga monumentet më ikonike të Spanjës dhe kryevepër e Antoni Gaudít. Çifti u pa duke shëtitur në atmosferë të qetë, ndërsa imazhet e tyre u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

Vizita vjen pas një vere me shumë vëmendje për sulmuesin e Real Madridit, i cili ka qenë në qendër të lajmeve jo vetëm për paraqitjet në fushë, por edhe jetën e tij private. Ditët e fundit, Mbappé publikoi për herë të parë një foto zyrtare me Ester Expósito në rrjetet sociale, duke konfirmuar publikisht lidhjen e tyre pas muajsh spekulimesh.

Barcelona ishte ndalesa e radhës e pushimeve të çiftit, me vizitën në “Sagrada Familia”, bazilikën simbol të qytetit, që tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe mediave.

Ndërkohë, Mbappé pritet të rikthehet së shpejti në stërvitje me Real Madridin për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa paraqitja e tij në Barcelonë me Ester Expósiton vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në median rozë dhe atë sportive.
al”>Telesport.








