Dokumentari më i ri në kuadër të MAT, i kushtohet një pjese të trashëgimisë, mbi të cilën është i vendosur shteti i Kosovës.
Fjala është për kullat, memorialet dhe komplekset e dëshmorëve, por që të cilat kanë mbetur pa përkujdesje të duhur institucionale.
Si u thye Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”?
Pse, edhe pas 21 vjetësh, kulla e tij ende nuk ka përfunduar?
Çfarë po ndodh me (mos)restaurimin e kullave në Prekaz e kush paralajmëron se ato rrezikojnë të shemben?
Si ndodhi që, për 24 vjet me radhë, kullën e Ilaz Kodrës ta mbajë gjallë vetëm axha i tij?
Ku ndodhen kulla e memoriale të tjera që nuk u përfunduan kurrë dhe që sot ngjajnë më shumë me gërmadha sesa me monumente?
Si u katandisën në harresë vendet ku dikur merreshin vendime që ndryshuan rrjedhën e historisë?
Të mërkurën, nga ora 22:10, historia përballet me të tashmen në dokumentarin “Kullat që dridhen nga harresa”.








