Aksidentohet në Gjermani autobusi nga Kosova

Një aksident komunikacioni është regjistruar në Gjermani, ku i përfshirë ka qenë një autobus që po transportonte udhëtarë nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh Magdeburgun me Hannoverin, ndërsa dyshohet se në aksident është përfshirë edhe një kamion, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht përplasjes, situata ka kaluar pa pasoja të rënda për udhëtarët. Të gjithë kanë shpëtuar pa lëndime, ndërsa në vendin e ngjarjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autoritetet gjermane pritet të hetojnë rrethanat e plota të aksidentit për të përcaktuar shkaqet që çuan deri te përplasja./Albinfo.ch