Një nga çështjet e diskutuara sot në Kosova Today ishin edhe pretendimet se Bekir Halimi nuk ka luftuar me simbole kombëtare por me ato islamike.
E kjo u mohua drejtpëdrejtë në Klan Kosova nga vet Halimi.
“Unë i kam dokumentet e UÇK-së që kemi qenë pjesë integrale e UÇK-së. Dhe ne kemi luftuar me emblemë të UÇK-së si pjesë e brigadës”, deklaroi ai,
Ai theksoi se edhe në protestën për lirmin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, që u mbajt në Shkup, kishte marrë pjesë me emblemën e UÇK-së.
Prandaj, pretendimet e tilla ai i quajti të pavërteta.







