Banorët e një ndërtese në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë kanë alarmuar për një person i cili po qëndron në hyrjen e këtij objekti tash e një kohë.
Ata për Klankosova.tv thonë se personi në fjalë po iu shkakton shumë shqetësime.
“E kemi adresuar rastin edhe në polici dhe komunë, por deri tani nuk kanë ndërmarrë masa. Ky person është nga Shqipëria, i cili vjen kohë pas kohe dhe na pengon. Ai fle aty, rri aty dhe po ashtu edhe i kryen nevojat fiziologjike aty pari”, deklaruan ata.
“Ne duam që shteti të na sigurojë lirinë pasurore dhe personale. Ky i njëjti i kryen edhe ritet fetare, ani pse xhaminë e ka 50 metra prej objektit. Aty edhe bërtet dhe me zhurmën e tij na pengon”.
“Kam frikë se është duke u keqpërdorur nga dikush. Ne kemi informacione se është paguar nga dikush për të qëndruar aty. Nga 5 a 6 muaj nuk vjen fare dhe shfaqet përsërit”, theksuan ata.
Klankosova.tv ka pyetur në polici dhe Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe është në pritje të përgjigjeve zyrtare rreth rastit.








