Piotr Zielinski, 32 vjeç, rrëfen rrugëtimin e tij 15-vjeçar në Itali dhe jetën tek Interi. Mesfushori polak thotë se Serie A ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë: “Jam i lidhur me këtë vend. Këtu hahet mirë, jetohet mirë dhe ka gjithçka që një futbollist dëshiron”.
Ai kujton transferimin tek Udinese në vitin 2011: “Kartoni im kushtoi vetëm 100 mijë euro. Mendoj se ishte një investim i mirë”. Në fillim pati vështirësi me gjuhën dhe madje mendoi të kthehej në Poloni, por u ndihmua nga klubi.
Zielinski zbulon se idhulli i tij ishte Tomas Rosicky: “Fëmijët shikonin Zidane, Iniesta apo Ronaldinho, por mua më emociononte Rosicky. E shihja veten te disa cilësi të tij”.
Për sezonin e parë të vështirë tek Interi, ai shpjegon: “Provova këpucë të reja që më shkaktuan flluska në këmbë, probleme që fizioterapistët nuk i kishin parë kurrë. Në fakt ishte edhe faji im, e nënvlerësova vështirësinë e kalimit nga Napoli tek Interi”.
Ai synon Champions League me Interin dhe shpreson të luajë edhe 5-6 vite në nivele të larta.
al”>Telesport.








