Pas takimit të mbrëmshëm mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, gazetarët vlerësojnë se gjasat për një marrëveshje mbeten të vogla dhe se Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja.
Ardiana Thaçi dhe Vullnet Krasniqi u shprehën se do të ketë edhe një palë zgjedhje të reja, të paktën duke u bazuar nga diskursi i Kurtit, i cili tha se marrëveshja duhet të arrihet brenda 24 orëve të ardhshme ose mund të shkohet në zgjedhje.
Gazetarja Thaçi tha se LDK-ja duhet të insistojë që ta ketë pozitën e presidentit.
“Ne e kemi parë se çka mund të bëjë Kurti kur në kthetrat e tij e ka edhe presidentin”, deklaroi ajo.
Ajo theksoi se nuk beson se do të ketë marrëveshje.
Të njëjtin mendim e pati edhe gazetari Krasniqi.
“Po pak a shumë po shihet situata se do të shkojmë në zgjedhje”, shtoi ai.








