Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se rreth 30.272 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur rëndë gjatë muajit të kaluar në frontin e luftës.
Në një postim në platformën X, Zelensky tha se këto të dhëna janë siguruar kryesisht përmes dronëve ukrainas dhe përfshijnë vetëm rastet për të cilat ekzistojnë prova të qarta me video.
Overall, in July, all our units on the front eliminated 30,272 Russians – specifically using drones. This figure includes both killed and badly wounded. And this figure includes only cases for which there is clear video evidence.
So the trend on the front remains unchanged.… pic.twitter.com/8zIo35pLjW
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 4, 2026
Sipas tij, shifrat tregojnë se luftimet në vijën e frontit mbeten të ashpra dhe se forcat ruse po vazhdojnë të pësojnë humbje të konsiderueshme.
Zelensky ritheksoi se mbrojtja ajrore mbetet prioriteti kryesor i Ukrainës, duke u bërë thirrje aleatëve të vazhdojnë mbështetjen ushtarake.
Është e rëndësishme që partnerët tanë ta dëgjojnë Ukrainën dhe ta dinë se çdo paketë për mbrojtjen ajrore me të vërtetë shpëton jetë”, tha ai.
Presidenti ukrainas rikujtoi gjithashtu se, sipas vlerësimeve të Kievit, forcat ruse kanë pësuar rreth 700 mijë të vrarë dhe afërsisht 1.6 milion humbje totale që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.








